Ja çfarë duhet të bëni kur nuk punoni

Aplikacionet e shumta shpesh herë nuk iu qojnë askund.  Më e mira që mund të bëni kur jeni të papunë është të bëni disa nga këto gjërat më poshtë.

Bëni punë vullnetare

Vullnetarizmi mund të rrisë shanset tuaja për të qenë të punësuar në qoftë se ju jeni strategjik. Jeni mësues të papunë? Ndihmoni vullnetarisht fëmijët me mësime pas shkollës. Jeni ueb dizajnere? Gjeni një organizata jo fitim prurëse me nevojë të madhe dhe ofroni shërbimin tuaj. Duke u angazhuar ju do t’i mbani aftësitë tuaja të freskëta dhe do të forconi vlerën e CV-ës tuaj.

Vazhdoni mësimi

Nëse jeni të papunë, ju mund të kaloni kohë duke lexuar sa më shumë nga literatura ë fushës tuaj, të shikon video të ndryshme. Kështu do të zhvilloheni më shumë dhe do të jeni më të gatshëm për punën e ardhshme.

Rrjetëzimi

Ka dy lloje të rrjetëzimit, të ri-lidheni me kontaktet tuaja të vjetra ose të formoni të reja. Kjo varet nga ajo se ku qëndroni në karrierë.  Kjo nënkupton se ju duhet  të lidheni më profesor, kolegë dhe mbikëqyrës të praktikës.  Gjeni ata, shkruajuni ose thirrni. E gjitha kjo do të thotë rast për të njohur njerëz më interesa të përbashkët .

Përdorni Linkedin.com

Hapni një profil në Linkedin, krijoni një protfolio online të tregon punën që keni bërë deri tani. Gjeni kompanitë që dëshironi të punoni për to dhe rrini të informuar se çfarë bëjnë dhe nëse kanë nevojë për punonjës. /e.p/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *