Stile të flokëve për meshkuj

Një prerje e re, e bukur mund të të transformojë krejtësisht në një imazh të rinovuar dhe do të instaloni një besim të ri, nëse jeni para një takimi apo intervistë për punë.
Nuk janë vetëm femrat ato që janë të dhëna pas ndryshimit të modeleve të flokëve. Në rastin konkret bëhet fjalë për meshkuj të famshëm, të cilët kanë bërë histori me prerjet e tyre të kushtueshme të flokëve. Pra, shikoni këto 5 stilime flokësh, që spikatin për sezonin në vijim.

1. Të shkurtuara anash me një teksturë në majë

113dfsfsdf

Nëse doni flokë të shkurtër, por edhe një pjesë me flokë më të gjatë, me të cilët edhe mund të luani, i kërkoni berberit një model të tillë. Ju tregon energjik dhe me të ri.

2. Të tërhequra nga anash

 

 

25dfdfdsd

Kjo ka qenë gjithmonë një prerje klasike dhe nuk ka dalë kurrë nga moda. Është një stil që ju tregon të lirshëm.

3. Të zgjatura sipër, shkëputur nga anët

34dfdfd

 

 

 

 

 

Gjatësia e flokëve anash varet se sa kërkoni që të shkëputen nga pjesa e sipërme. Sa më shkurt anash, aq më të shkëputura do të duken flokët e majës, të cilat tërhiqen pas, duke u lyer me xhel. Ky model funksionon edhe për flokët kaçurrela.

 

4. Flokët e gjatë

4hgfhgfhgf

 

 

 

Flokët e gjatë, edhe pse kanë bërë një rrugë të gjatë, që nga grupet e rrokut të viteve ’90, janë rikthyer në mënyrë të befasishme. Problemi i tyre ende mbetet keqkuptimi dhe delikuenca që mund të kenë pas. Përveç kësaj duhen larë sa më shpesh.

 

5. Nivele të shkurtra të shtresëzuara

54fgfgf

 

Ky stil është fantastik për ata që pëlqejnë flokët e gjata, por nuk mund t’i mbajnë. Pra është një stil që mund t’i paraprijë flokëve të gjata nëse dëshironi t’i mbani më vonë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *