Ushqimet Anti-Kancerogjene

48

A e keni ditur që ajo që hani mund të përcaktoj nëse do të sëmureni me kancer? Dieta (gjërat që hani) mund të ju mbrojnë që të mos jeni njëri në mesin e 3 personave që preken nga kanceri në jetën e tyre. Cilat ushqime quhen super-ushqime anti-kancerogjene e që duhet t’i hani sa më shpesh

Lakra Brukselit

Lakra e Brukselit është zbuluar të mbroj kundër kancerit në zorrë, stomak dhe fshikëz. Sipas një hulumtimi të publikuar në revistat mjekësore sikur International Journal of Cancer, thuhet se të ngrënit e lakrës së Brukselit disa herë në javë mund të të mbroj nga kanceri. Lakra e Brukselit ka zvogëluar qelizat kancerogjene deri në 52 përqind në zorrë dhe deri në 67 përqind në mëlçi të shtazëve. Ato gjithashtu kanë tkurrur madhësinë e tumoreve deri në 92 përqind.

Si Mund Që Lakra Brukselit të Vret Kancerin?

Lakra përmban diçka që quhet indole, apo përzierje organike aromatike heterociklike. Këto stimulojnë mëlçinë që ti zbërthej hormonet në trup dhe shpejtoj eliminimin e produkteve të mbetjeve. Kjo do të thotë se përveç që rregullon dhe e bën punën e jashtqitjes më efektive, gjithashtu edhe kanceret që varen nga hormonet nuk kanë kohë të zhvillohen.
Nëse dëshiron të provosh lakra Brukseli si mas preventive të kancerit është e rëndësishme që të mos i zieni apo fusni në mikroval sepse ky proces vret shumicën e vitaminave dhe vlerave ushqyese. Thjesht avulloj paksa apo përziej duke i fërguar që të mos i humb vlerat ushqyese dhe vitaminat.

Të Ushqyerit e Rregullt me Pemë, Perime, Mish të Shpezëve dhe Peshk Mund Të Parandalojnë Kancerin.

Hulumtimet nga Journal of American Medical Association (Revista e Shoqatës Mjeksore Amerikane) ka zbuluar të ushqyerit me shumë fruta, perime, mish të shpezëve dhe peshk është dukur të ketë efekt mbrojtës kundër kancerit. 1009 pacient me kancer në zorrë janë studiuar. Pesë vite me vonë ata janë shqyrtuar dhe është parë se 324 pacient kishin përsëritje të kancerit dhe të gjithë kishin vdekur përveç njërit. Kurse edhe një numër shtesë prej 28 pacientëve kishin vdekur pa ndonjë dokument të përsëritjes së kancerit tek ta. Studimi ka identifikuar dy lloje të ndryshme kryesore të të ushqyerit (dieta), njëra që përbëhej nga sasi të larta të mishit, yndyrave, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të rafinuara dhe tjetra që përbëhej nga sasi të larta të frutave, perimeve, mish të shpezëve dhe peshk. Ata që ushqeheshin me shumë pemë dhe perime kishin përqindje më të lartë të mbijetesës kurse ata që ushqeheshin me dieta të yndyrshme Perëndimore kishin përqindje më të lartë të vdekshmërisë dhe ripërsëritje më të shpeshtë të sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *