Ushqimet që do t’ju bëjnë të ndjeheni seksi

Studimet kanë zbuluar se të gjitha ushqimet dhe erëzat përmbajnë antioksidantë, fitonutrient dhe neuro-transmetues të cilët stimulojnë endorfinën, duke na bërë të ndjehemi më shumë seksi. Ato stimulojnë rrugët e trurit që janë përgjegjëse për eksitim dhe stimulimin e hormoneve të pasionit. Pa dyshim se ka ushqime me anë të cilave gjithashtu ndjehemi më shumë seksi, por duhet ta kemi parasysh se të gjithë njerëzit janë unik dhe nuk veprojnë gjërat njësoj për të gjithë. Pra, filloni së bashku me partnerin tuaj të provoni një nga një, gjërat e cekura më poshtë, derisa të zbuloni se çfarë vepron në juve.

Kakao

Është vërtetuar se kakao rrit nivelin e dopaminës, një neuro-transmetues i cili e nxit pasionin. Kakao gjithashtu rrit nivelin e serotoninës, e cila nxit ndjenjën pozitive dhe relaksimin. Studimet kanë zbuluar se kakao përforcon oksitocinën e  cila shpesh quhet si “hormoni i besimit”, i cili na bën më të sigurt dhe ndikon në zvogëlimin e frikës.

Kakao përmban nivele të larta të fenetilaminës, një kimikat që është i lidhur me ndjenjat e kënaqësisë ekstreme dhe stimulimin seksual. Teobromina, ananadamidi, triptofani dhe kafeina në kakao, gjithashtu janë stimulues të fuqishëm që rrisin instinktin seksual. Ju mjaftojnë disa copëza çokollate apo ndonjë gotë të kakaos së nxehtë, që pasioni i juaj të jetë në nivelin më të lartë dhe kjo do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në dhomën tuaj të gjumit, ku kënaqësia do të arrij kulmin.

Specat djegës

Është vërtetuar se burrat dhe gratë ndjehen më shumë seksi pas konsumimit të beta-karotenit, sesa pas çdo gjëje tjetër.

Specat djegës përmbajnë më së shumti beta-karoten, sesa shumica e ushqimeve tjera. Ka të atillë që nuk e duan konsumimin e specave djegës, por më besoni se të mirat nga ngrënia e tyre janë më të mëdha se sa djegia e përkohshme që shkakton ngrënia e tyre.

Asparagu

Përmban një përqendrim të lartë të acidit folik. Acidi folik është i njohur në rritjen e nivelit të histaminës. Studimet e kryera mbi kafshët kanë treguar se niveli i rritur i histaminës, ndikon në rritjen e epshit. Asparagusi përmban nivele të larta të vitaminës E, e cila është thelbësore në prodhimin e hormoneve seksuale. Ajo luan një rol të rëndësishëm në riprodhim, pasi nxit sistemin nervor dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Bajamet

Bajamet janë të pasura me zink, i cili është vërtetuar se ndikon në rritjen e nivelit të testosteronit dhe të numrit të spermatozoideve tek njerëzit. Niveli i lartë i magnezit në bajame, ka një efekt qetësues, relakson trupin tonë dhe ndikon në gatishmërinë e marrëdhënieve seksuale. Përqendrimet e larta të vitaminës E dhe F, inkurajojnë prodhimin e hormoneve të caktuara. Po ashtu, ngrënia e bajameve ndikon në kohëzgjatjen e aktit seksual tek mashkulli, duke bërë që të dyja palët të arrijnë kënaqësi maksimale.

Aragula

Në vendet e Mesdheut, aragula përdoret tashmë ndër shekuj si një afrodiziak. Sot, ekspertët besojnë se ajo përmban antioksidantë që bllokojnë thithjen e toksinave, të cilat qëndrojnë në rrugën e prodhimit të testosteronit. Testosteroni është shkëndija që ndez pasionin tonë. Aragula përmban një dozë të madhe të vitaminës E, e cila stimulon prodhimin e hormoneve seksuale.

Shalqiri

Shalqi përmban citrulin, një antioksidant, i cili rrit sasinë e monoksidit të azotit në gjak. Monoksidi i azotit ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut. Është vërtetuar se citrulina rrit fuqinë e ereksionit. Tjetër pozitive nga ngrënia e shalqirit është se pa marrë parasysh sasinë që e konsumoni, ajo ndikon jashtëzakonisht mirë në tërë organizmin tuaj, sidomos në uljen e peshës.

Gaforret

Gaforret përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega-3, të cilat përmirësojnë qarkullimin dhe mbështesin fluksin e gjakut në organet seksuale, duke rritur nivelin e dopaminës, e cila ndikon në prodhimin e testosteronit dhe përmirëson cilësinë e spermës. Nuk ka nevojë që të konsumoni sasi të madhe të mishit të gaforres për të arritur këtë efekt, pasi edhe sasitë e vogla janë të mjaftueshme.

Këshilla 1

Bajamet janë të pasura me zink, i cili është vërtetuar se ndikon në rritjen e nivelit të testosteronit dhe të numrit të spermatozoideve tek njerëzit. Niveli i lartë i magnezit në bajame, ka një efekt qetësues, relakson trupin tonë dhe ndikon në gatishmërinë e marrëdhënieve seksuale

Këshilla 2

Është vërtetuar se burrat dhe gratë ndjehen më shumë seksi pas konsumimit të beta-karotenit, sesa pas çdo gjëje tjetër.

Specat djegës përmbajnë më së shumti beta-karoten, sesa shumica e ushqimeve tjera. Ka të atillë që nuk e duan konsumimin e specave djegës, por më besoni se të mirat nga ngrënia e tyre janë më të mëdha se sa djegia e përkohshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *