“Wi-fi”, shqetësimi kryesor për turistët

Deri disa vite më parë, shqetësimi kryesor i turistëve ishte se ku të gjenin një karikues për celularin e tyre. 

Tashmë, bota ka ndryshuar dhe koha në të cilën ne jetojmë ka bërë mbi të gjitha të domosdoshme lidhjen e vazhdueshme me internetin.

Është ky shqetësimi kryesor i pushuesve dhe turistëve, sipas një sondazhi të publikuar në “Daily Mail”.

Në udhëtimet jashtë apo brenda vendit, gjetja e një hoteli, restoranti apo plazhi që të ketë “wi-fi” të fuqishëm është shndërruar në një domosdoshmëri për 69% prej 2 mijë të anketuarve.

Në vendin e dytë, për 45% të të anketuarve shqetësimi kryesor ishte gjetja e një dhome të pastër dhe të sistemuar në hotele, pasuar nga menuja e hotelit dhe distanca e tij nga tërheqjet turistike. / Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *